iPhone 10 lansohet vitin e ardhshëm

11:49 | 27 Tetor 2016
Arbresh Info

Viti 2017 shënon 10 vjetorin e pajisjes iPhone në treg dhe Apple pritet të festojë atë duke lansuar një telefon plotësisht të ri.

Së fundmi, kompania amerikane ka lansuar iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus që me sukses arritën të përballojnë presionin e krijuar para lansimit, shkruan portali arbresh.info

Sidoqoftë, tashmë kanë filluar thashethemet rreth iPhone 8 se do të lansohet në 10 vjetorin e telefonit iPhone duke sjellur përmirësime madhështore. Por, analistët thonë se Apple do të tejkalojë numrin ‘8’ dhe në vend të tij do të lansojë iPhone 10 për të festuar një dekadë në treg.

Analistët parashikojnë që pasardhësi i iPhone 7, i cili mund të quhet “iPhone 10”, mund të sjellë shitjet të mëdha tek kompania Apple.

Në raportin për tremujorin e muajit të kaluar u shfaq që Apple ka pësuar një rënie në shitjet e iPhone-ve, gjë që ka ndodhur për herë të parë pas 11 viteve. Apple ka shitur 45.5 milionë njësi të iPhone-it në tremujorin e fundit, por një vit më pas kompania ka shitur 5 për qind më shumë njësi, rreth 48 milionë iPhone./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme