Edhe pse ende presim freskimin e ri të iPad Pro, në mars Apple prezantoi iPad-in e ri prej 9,7 inç.
Ky nuk është freskim siç kishin pritur shumë fansa, por është e veçantë të shohim se tableti i ri është më i trashë nga paraardhësi i tij, por në të njëjtën kohë është i qasshëm edhe opsioni i cili mund të ndihmojë në tërheqjen e përdoruesve të ri.
Po ashtu, ata të cilët planifikojnë që të mbajnë tabletin në faza të gjata do të duhej të dinë se iPad-i i ri mund të riparohet me pjesë të përdorura nga pajisja origjinale e iPad Air.
Megjithatë, duhet theksuar se secili komponent nuk mund të përdoret në kuadër të zëvendësimit. iFixit ka konfirmuar se shumica e pjesëve mund të përdoren, por jo edhe të gjitha, si kamera e parme, tastiera home dhe volume. LCD në masë të madhe mundet të përdoret serish, por me disa kufizime./Arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...