Inteligjenca artificiale do të ndihmojë në parashikimet e motit.
Një sistem i zhvilluar nga Google, Deep Mind, duke shfrytëzuar IA, ka arritur të parashikojë më me saktësi në krahasim me modelet e përdorura aktualisht ne 90% të rasteve.
Gjithashtu ka rezultuar i suksesshëm edhe në parashikimet e motit ekstrem, si ciklone tropikale apo temperaturë anormale, gjë që i jep mjaft përparësi.
Rezultati është publikuar në revistën shkencore Science, por autorët shpjegojnë se sistemi i ri, i quajtur Graph Cast nuk do të zëvendësojë metodat tradicionale të parashikimit të motit, por do të punojë paralelisht me to.
Metoda e re, përveç saktesisë, është edhe me e shpejtë dhe parashikon në kohë më të ngushtë, është në gjende të parashikojë motin për 10 ditët e ardhshme brenda 1 minute./klannews
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...