Një teknologji e re që përdor inteligjencën artificiale, mund të ndihmojë individët me çrregullime zanore që të flasin natyrshëm me zërin e tyre. Ky përparim mund të ofrojë një shans për miliona njerëz që të zhvillojnë biseda më të qarta.
Joris Casterman ka një çrregullim zanor dhe i merret goja. Në një intervistë për Zërin e Amerikës ai thotë se kur pëshpërit e folura e tij është e rrjedhshme dhe e qartë.
“Sepse kur jeni duke pëshpëritur nuk i përdorni kordat vokale”, thotë Joris Castermans, themelues i firmës “Whispp”.
Kjo shpjegon se pse individët që kanë probleme me të folurit mund të ulin çrregullimet e të folurit me rreth 85% nëse pëshpërijnë.
Ky fakt mahnitës e frymëzoi zotin Castermans që të zhvillojë aplikacionin Whispp, i cili përdor inteligjencën artificiale për të përmirësuar të folurën e individëve që kanë çrregullime të theksuara.
Një prej tyre është George Coster, i cili ka paralizë të kordave zanore. Por falë teknologjisë Whispp, zoti Coster ishte në gjendje të dëgjonte përsëri zërin që kishte para çrregullimeve shëndetësore.
Përdoruesit mund të zgjedhin ta personalizojnë zërin e tyre duke bërë regjistrime brenda aplikacionit Whispp, ose të përdorin regjistrime të hershme të zërit të tyre.
Ruud van Noorden është operuar dhe ka hequr laringun ‘kutinë e zërit’.
Por teknologjia e avancuar që ndërthur inteligjencën artificiale në aplikacionin Whispp, i ka kthyer atij në kohë reale zërin e dikurshëm dhe natyral. Përdoruesit mund të bëjnë telefonata dhe lidhje me video brenda aplikacionit.
“Situata ideale është për një bisedë të qetë dhe të rrjedhshme, pa vonesa. Synimi është që aplikacioni ynë të jetë në çdo telefon dhe kompjuter në të gjithë botën”, thotë Joris Castermans, themeluesi i firmës Whispp.
Ai thotë se aplikacioni është ndërtuar me synimin për të transformuar jo vetëm të folurën, por edhe cilësinë e jetës së individëve me çrregullime zanore./voa
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...
Jashari takohet me shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosu...
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...