Importi i makinerive, pajisjeve dhe pjesëve të këmbimit në Shqipëri arriti në 47.456 milionë lekë në periudhën janar-maj të këtij viti duke shënuar një rritje prej 3.8 përqind krahasuar me pesëmujorin e vitit 2015, çka tregon një tendencë pozitive drejt rritjes së investimeve.
Përgjatë 5-mujorit të vitit 2015 u importuan gjithsej 42,899 milionë lekë makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi .
Referuar të dhënave të INSTAT-it, Italia, Gjermania dhe Kina ishin partnerët kryesore me volumin më të madh në vlerë të importit të kësaj kategorie.
Gjithsej nga Italia u importuan 13.199 milionë lekë makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi. Nga Gjermania u importuan 8.932 milionë lekë makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi. Ndërsa nga Kina u importuan 7.290 milionë lekë makineri, paisje dhe pjesë këmbimi.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA