Instagram sjell tjera risi

00:45 | 7 Shkurt 2016
Arbresh.info

Instagrami ka konfirmuar se është duke testuar një veçori të re e cila lejon që përdoruesit të kalojnë prej një llogarie në tjetrën pa pasur nevojë të shkojnë nëpër procesin e stërzgjatur të daljes nga një llogari dhe hyrjes në tjetrën.

Lajmi doli pasi disa përdorues-transmeton arbresh.info vërejtën një buton i cili ishte shfaqur papritmas në aplikacionin e tyre dhe nxiti konfirmimin e vetë rrjetit social.

“Ne gjithmonë jemi në testim të gjërave të reja në komunitetin tonë”-u shprehën zyrtarë të Instagramit për TechCrunch.

Instagram nuk ka njoftuar se kur kjo do të jetë e gatshme për përdoruesit por dihet se këtë mundësi do ta kenë vetëm përdoruesit e iOS-it./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme