Google ADS

Instagrami sjell ndryshime

10:54 | 21 Shkurt 2016
Arbresh.info

Rjeti më i madh pas Facebooku-ut, Instagrami së fundmi ka ndryshuar mënyrën se si shihen pëlqimet.

Kompania po sheh mënyrën e cili i bën që pëlqimet të shfaqen të gjitha si numra, edhe nëse në një foto ka më pak se 11 pëlqime. Më parë, fotot me më pak se 11 pëlqime shfaqnin emrat e çdo personi që e kishte pëlqyer foton.

Ende nuk dihet se prej sa kohësh kompania po merret me ndryshimin e këtij tipari, por disa përdorues filluan ti shihnin pëlqimet e reja përgjatë dy ditëvë të kaluara.

Një zëdhënës i Instagram ka konfirmuar testimin por nuk ka thënë nëse ky tipar do të shfaqet për më shumë përdorues dhe ende nuk ka bërë të ditur ndonjë detaj mbi kohën.
Disa përdorues kanë shkruar në Tëitter se pëlqimet u kthyen në numra pasi kaluan numrin tre.

Instagram nuk ka dhënë detaje të tjera për specifikat e testimit.

Mund të duket si një ndryshim i vogël por mund të jetë një ndryshim i rëndësishëm, sidomos për përdoruesit e rinj të aplikacionit. Arritja e 11 pëlqimeve mund të duket si një arritje e rëndësishme për çdo postim në Instagram kështu që ndryshimi i mënyrës se si aplikacioni tregon pëlqimet mund të ketë një ndikim të madh./Albeu.com

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme