Instagrami jashtë funksionit, përdoruesit thonë se nuk po mund të komentojnë në postimet e tyre

13:15 | 2 Prill 2024
KRG

Sipas DownDetector, përdoruesit e Instagramit në Shtetet e Bashkuara janë duke raportuar probleme me platformën.

DownDetector, që gjurmon problemet teknike, raporton se problemet u shfaq në orët e para të mëngjesit, ku një numër i madh i përdoruesve që raportuan problemet ishin nga Los Angeles e deri në New York, transmeton Telegrafi.

Lëkundje të forta toke ‘shkundin’ JaponinëKhloe Kardashian shfaqet flokëkuqe për koleksionin veror të “Fabletics”Rekord i ri, shkencëtarët jugkorean mbajtën temperaturën prej 100 milionë gradë Celsius…Tetë të vdekur në një aksident në aksin “Këlcyrë-Përmet”Qorrolli fajëson institucionet e pavarura për ngadalësimin e reformës në drejtësi

Disa prej tyre thonë se u shfaqej mesazhi “të lutem provo sërish”, duke u pamundësuar të komentojnë në postimet e tyre.

Një përdorues shkroi se “nuk po e lë të komentoj, pavarësisht se është postimi i tij”, e një tjetër tha se “Instagrami është jashtë funksionit”.

Deri më tani nga Meta nuk është lëshuar ndonjë komunikatë lidhur me këtë problem, ndërsa probleme të ngjashme janë raportuar javë më parë kur Facebook, Instagram dhe Threads ishin jashtë funksionit për më shumë se një orë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme