Rrjeti social Instagram i shpall luftë bullizmit kibernetik.
Kompania ka njoftuar një funksion të ri për të mbajtur bullizmin në distancë.
Quhet Restrict (Kufizo) dhe do të testohet së shpejti.
Kjo lejon që viktimat e ”sulmit” të mos informohen mbi përmbajtjen.
Pasi përdoruesit të vendosin të “kufizojnë” një dhunues, komentet e tyre do të errësohen duke rezultuar të lexueshme vetëm tek dhunuesi.
Sidoqoftë, përdoruesit mund t’i bëjnë ato të dukshme duke vendosur nëse do t’i miratojnë ato.
”Në mediet sociale tashmë është e mundur të bllokohen ngacmimet, megjithatë të rinjtë hezitojnë të bllokojnë ose të raportojnë persekutuesin e tyre, sepse kjo mund të përkeqësojë situatën, veçanërisht nëse ata ndërveprojnë me të në jetën reale”, shpjegon kreu i Istagramit Adam Mosseri.
Përveç kësaj, Instagram ka disa ditë duke eksperimentuar një funksion të bazuar në inteligjencën artificiale, e cila paralajmëron përdoruesit nëse komentet që ata do të publikojnë ka gjasa të jetë ofenduese.
Në praktikë, njerëzve u jepet mundësia të reflektojnë dhe të anulojnë veprimet, para se të postojnë një mesazh.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA