Google ADS

Instagram vjen me risi

20:52 | 8 Shkurt 2016
Arbresh Info

Pas shumë muajve testim, Instagram ka njoftuar sot që përditësimi i fundit mbështet llogaritë e shumëfishta në aplikacion. Pra, në Instagram tani mund të kyçeni me pesë llogari.

Në dispozicion me versionin 7.15 në iOS dhe Android, përdoruesit mund të lidhen me llogari përmes kategorisë Profile Settings, shkruan arbresh.info. Nga ky seksion përdoruesit mund të kalojnë nga një llogari në një tjetër në mënyrë shumë të lehtë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme