Google ADS

Instagram shton dy funksione të reja (Foto)

08:49 | 22 Nëntor 2016
Arbresh Info

Instagram vazhdon të shtojë funksione, veçanërisht së fundmi pasi ka nisur një mision për tu bërë Snapchat-i i ardhshëm. Shërbimi në pronësi të Facebook-ut ka njoftuar se në seksion e tij për ‘Stories’ do të vije së shpejti edhe mundësia për të transmetuar video drejtpërsëdrejti (live).

Megjithatë, pasi të përfundoni transmetimin drejtpërsëdrejti atëherë video në mënyrë automatike do të zhduket nga aplikacioni. Ju do të jeni në gjendje të transmetoni një video drejtpërsëdrejti duke prekur butonin ‘Start Live Video’, shkruan portali arbresh.info. Transmetimi i videove nuk do të ketë mundësi të zgjas më shumë se një orë.

insta

Një funksion tjetër i ri në Instagram do të jetë zhdukja e fotove dhe videove brenda ‘Instagram Direct’. Videot dhe fotot që ju dërgoni te shokët apo një grup i caktuar do të fshihen menjëherë pasi ata të shohin atë. Ky funksion është në dispozicion duke filluar nga sot.

Instagram pohon se ka mbi 100 milionë llogari që përdorin ‘Stories’ në shërbimin e tij dhe 300 milionë përdorues çdo muaj që përdorin seksionin për mesazhe ‘Direct’./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme