Instagram rrit limitin e videove që mund të publikohen nga 1 në 10 minuta

13:50 | 21 Qershor 2018
Arbresh.info

Instagram do të rrisë limitin e videove të që mund të publikohen në platformë nga 1 minutë në 10 minuta për të gjithë përdoruesit në përpjekje për të tërhequr moshat e reja nga Youtube.

Llogaritë në Instagram me audienca të mëdha mund të ngarkojnë deri në një orë.

Me rritjen e kapaciteve të videove, shtohen edhe mundësitë e reklamimit.

Në ekzistencën 8 vjeçare të platformës ky është hapi i parë madhor i që distancon Instagram nga një platformë shpërndarjesh fotosh drejt një platforme videosh.

Nisma vjen në një kohë kur Facebook ka hasur vështirësi të tërheqë moshat e reja.

CEO i Instagram shprehen që aplikacioni i ri IGTV do të shërbejë si një qendër kreativiteti. Një gjë e tillë po ndodh me Youtube i cili është bërë platforma më e madhe e videove në botë me 1.8 miliardë përdorues.

Instagram ka 1 miliardë përdorues. /PCWorld Albanian

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme