Instagram po teston sugjerime të profileve në mesazhe, bazuar në përmbajtjen e dërgesës

01:30 | 21 Qershor 2019
Arbresh Info

Rrjeti social Instagram ka nisur të merret edhe me mesazhet, në mënyrë që të sugjerojë pëlqimin e më shumë profileve të ndryshme.

Pas hapjes së disa mesazheve, janë gjetur edhe profilet “Sugested For You” të bazuara në përmbajtjen dërgesës që pranohej, transmeton Telegrafi.

Disa njërit ia kanë dërguar fotografinë e dy aktoreve, i është sugjeruar profili i aktores Kate Hudson, ndërsa njërit që e dashura ia dërgoi fotografinë e qenit, i sugjeruan profilin e një salloni për kujdes ndaj qenve.

Këto janë në mesin e shumë sugjerimeve, që Instagram po i teston së fundmi, ndërsa pritet të përfitojë ekonomikisht edhe prej kësaj pjese.

Sistemi vjen, pasi Facebook vuri reklama në Messenger, ndërsa është duke planifikuar të përfitojë materialisht edhe nga WhatsApp. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme