Platforma për shpërndarjen e fotografive, Instagram, njoftoi se ka ndërmarrë masa më të rrepta për postimet që lidhen me prodhimet për humbjen e peshës dhe kirurgjinë kozmetike.
Sipas tyre, postime të caktuara do të fshihen për përdoruesit nën 18 vjeç, ndërsa të tjera që promovojnë produkte “të mrekullueshme” për humbje të peshës, do të hiqen plotësisht.
Ndryshimet do të vlejnë edhe për rrjetin social Facebook, në pronësi të të cilit është Instagram.
“Ne duam që Instagram të jetë një vend pozitiv për të gjithë ata që e përdorin dhe kjo politikë është pjesë e punës sonë të vazhdueshme për të ulur presionin që njerëzit ndonjëherë mund ta ndjejnë si rezultat i mediave sociale”, tha Emma Collins, menaxhere e politikave publike në Instagram.
“Këshillat janë kërkuar nga ekspertë në fushën e politikës së mediave sociale”, shtoi ajo.
Ka pasur shqetësime në rritje për efektin që industria kozmetike dhe dietat kanë te njerëzit, përmes promovimit të synimeve jorealiste.
Në muajin shkurt, drejtori i Shërbimit Kombëtar të Shëndetit në Angli, Stephen Powis, ka bërë thirrje për ndalimin e reklamave të personave të famshëm, që promovojnë humbjen e peshës, duke thënë se prodhimet që ata reklamojnë kanë efekte të dëmshëme në shëndetin fizik dhe mendor të të rinjve.
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...