Reklamat që dalin në Instagram dhe Facebook mund të jenë të bezdishme për përdoruesit, po falë një plani të ri të kompanisë “Meta”, kjo gjë do të ndryshojë.
Kompania do t’u mundësojë përdoruesve në Evropë një paketë abonimi për të përdorur Facebook dhe Instagram pa reklama, në përputhje me rregullat e Bashkimit Evropian.
Paketat mujore të abonimit për përdoruesit në BE, do të kushtojnë 9,99 euro për përdoruesit e internetit, ndërsa përdoruesit e I-phone dhe Android do të duhet të paguajnë 12,99 euro në muaj.
Rregulloret e BE-së po pengojnë përpjekjet e “Meta”-s për të personalizuar reklamat për përdoruesit pa pëlqimin e tyre dhe të dëmtojnë burimin kryesor të të ardhurave për këtë kompani.
Në fillim të këtij viti kompania “Meta” u gjobit me 390 milionë euro për shkelje të privatësisë. Komisioni irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave ndaloi kompaninë që të detyrojë përdoruesit evropianë, të pranojnë reklama të personalizuara bazuar në aktivitetin e tyre në internet. Më parë, kompania “Meta” mbështetej në marrjen e pëlqimit të përdoruesve për të përpunuar të dhënat e tyre e për t’u ofruar atyre reklama të personalizuara.
Me hyrjen në fuqi të rregullave të privatësisë së 27 vendeve të BE-së, të njohura si Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave, kompania ndryshoi bazën ligjore mbi të cilën përpunonte të dhënat e përdoruesve duke shtuar një klauzolë tek kushtet e shërbimit për reklamat, çka efektivisht i detyronte përdoruesit të binin dakord që të dhënat e tyre të mund të përdoreshin./balkanweb/
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale