Nëse jeni një përdorues i pasionuar në Instagram, shanset janë që të mund të përfundoni duke ndjekur qindra, në mos mijëra, njerëz.
Përfundimisht, ju filloni të harroni se kë po ndiqni dhe ndoshta nuk shihni shumicën e atyre njerëzve në faqen kryesore.
Nëse po kërkoni ndihmë të hiqni disa persona nga lista, Instagram mund të ju japë një dorë ndihmëse.
Një postim në Twitter i kohëve të fundit nga studiuesja Jane Manchung Wong, zbulohet se Instagram po teston një veçori të re që do të ndihmojë që përdoruesit të kenë më të lehtë të zgjedhin kë të mos ndjekin.
https://twitter.com/wongmjane/status/1185379958639624192
Kjo bazohet në llogari me të cilat ju bashkëveproni më pak dhe gjithashtu llogari që nuk tregohen aq shpesh në ndërfaqen kryesore, në 90 ditët e fundit.
Burimi i Instagram-it aktualisht bazohet në një algoritëm ku tregon llogaritë që ndërveproni më shpesh me to, në krye.
Shërbimi supozon se këto janë llogari që ju pëlqejnë më së shumti të shihni.
Ndërsa mund të mos jetë e vërtetë që nuk keni interes për llogaritë e tjera, mund të jetë që ato nuk janë më aq të rëndësishme për ju, si më parë, dhe se ndoshta do të ishte koha për t’i hequr ato nëse kërkoni të pastroni listën tuaj “Following”. /Telegrafi/
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...