“Instagram” bën ndryshimin e radhës, përdoruesit e vlerësojnë si të dëmshëm

12:42 | 8 Tetor 2019
L G

“Instagram” është njëri ndër rrjetet sociale më të përdorura në botë.

Së fundmi kjo platformë ka vendosur të largojë opsionin “Following”.

Ky opsion mundëson t’i shikoni fotografitë dhe videot që pëlqejnë personat që ju i ndiqni.

Ky opsion erdhi si risi në vitin 2011 dhe siç duket tanimë i ka ardhur fundi.

Në shtetin e Australisë, Facebook-u synoi t’i fshehë pëlqimet në postimet e njerëzve. Sipas një qëndrimi të kompanisë, ata nuk duan që ky aplikacion të konsiderohet si garë mes njerëzve.

Këtë gjë e testoi edhe “Instagram”, që nga përdoruesit po vlerësohet i dëmshëm./Sinjali

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme