Gjuha e re dizajnuese, do të përkushtohet shumë edhe në përmirësimin e dukjes
Roland Krueger që është në krye të prodhuesit japonez Infiniti, ka bërë të ditur se makinat nga platforma e re elektrike, do të kenë pamje shumë më të mirë se të mëparshmet, transmeton Telegrafi.
Gjatë një fjalimi, para fillimit të Beijing Motor Show, ai bëri të ditur se pos rritjes së fuqisë, do të kombinohen elementet më të mira të strukturës. Si bazë e modeleve të reja, do të jetë Q Inspiracion Concept, që është prezantuar në edicionin e fundit të Detroit Auto Show.
“Infiniti është duke krijuar një platformë të re, të inspiruar nga modeli që lansuam në panairin e fundit amerikan, që i përshtatet më së shumti me makinat elektrike dhe autonome”, ka thënë Krueger.
Sipas tij, për krijimin e këtyre vetura, është pasur për bazë tregu kinez, andaj u fokusuan që të jetë sportiv, me performansë të lartë dhe me enterier të bollshëm. Modeli Q Inspiration u pëlqye në masë të madhe, por është vetëm një pjesë e asaj çfarë pritet të shihet nga gjuha e katërt dizajnuese e kësaj kompanie.
Në të njëjtën kohë, është bërë e ditur se kjo platformë, do të përfshijë pesë makina elektrike, që do të prodhohen në Kinë.
Modelet do të jenë tërësisht elektrike si dhe të tjera hibride, ndërsa fokusi do të jetë avancimi i motorit dhe baterisë. Por, kjo nuk është e tëra, pasi Infiniti do të bazohet te modelet karavan, ku ka mundësi të bëhen modifikime pa fund, në atë që do ishte një enterier ideal. /Telegrafi/
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...