Google ADS

Industria e kompjuterëve në prag të dështimit

09:58 | 13 Janar 2016
Arbresh Info

Bazuar në kompaninë hulumtuesi IDC, industria e kompjuterëve brenda tremujorit të kaluar ka përjetuar rënien më të madhe të shitjeve në histori me 10.6%. Ndryshe nga IDC, kompania tjetër hulumtuese Gartner i ka dhënë një shifër më të mirë kësaj rënie duke e vlerësuar të me vetëm 8.3%.

Megjithatë, sipas dy kompanive hulumtuese pavarësisht prezantimit të sistemit operativ Windows 10 dhe sezonit të festave të fund vitit, shitjet e kompjuterëve në mbarë botën kanë qëndruar nën 300 milionë njësi për herë të parë brenda shtatë viteve, shkruan arbresh.info.

IDC thekson një numër të madh problemesh që kanë ndikuar në rënien e tregut të kompjuterëve, përfshirë garën nga telefonat dhe tabletat e mençura, monedhat ndërkombëtare të dobëta, si dhe oferta falas për përditësim në Windows 10, gjë që ka ndikuar tek përdoruesit duke i larguar ata nga blerja e kompjuterëve të ri.

Megjithatë asnjëra nga këto çështje nuk ka ndikuar tek kompania Apple, që ka rritur vazhdimisht shitjet e kompjuterëve Mac pavarësisht rënies në çdo aspekt të industrisë së kompjuterëve, transmeton arbresh.info. Apple tani është krijuesi i tretë më i madh në tregun e kompjuterëve në SHBA, duke kaluar madje edhe kompaninë Lenovo. /arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme