iMCO prezanton orën e saj smart CoWatch

16:02 | 23 Shtator 2016
Arbresh.info

Herët këtë vit u prezantua një version i ri i CoWatch, një orë smart Android e cila përmbante edhe Alexa-n e Amazon si asistent personal. iMCO kompania e CoWatch kishte planifikuar t’i fillonte shpërndarjet e pajisjes që në Qershor, por vetëm tani është ofruar ajo zyrtarisht në Amazon me një çmim prej 279 dollarë.

CoWatch ka një trashësi prej 12 mm dhe është e veshur me çelik që nuk ndryshket. Cilësi të tjera të pajisjes përfshijnë:

  • Ekran AMOLED 1,39-inch, 400 x 400
  • 1GB RAM
  • Memorie 8GB
  • Jetëgjatësi e baterisë, 32 orë

Megjithëse karakteristikat janë normale tashmë për shumë nga orët smart, e veçanta e pajisjes është sistemi i saj i operimit i quajtur Cronologics OS, me bazë Android. Sistemi u dizenjua nga inxhinierët e Google dhe të Android dhe mund të përshtatet me pajisjet e iOS dhe të Android.

Porositë për CoWatch mund t’i bëni që sot në Amazon, ku dy versionet e saj në ngjyrë të zezë dhe argjend kushtojnë 20 dollarë më shumë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme