Google ADS

Imagjinata e filmit “Avatar”, sjell super robotin Metoda 2

01:48 | 29 Dhjetor 2016
Arbresh.info

Të gjithë ata që e kanë parë filmin “Avatar”, i kanë në kujtesë robotët që janë një armë e fuqishme për të shkatërruar parajsën jetësorë të tokësorëve nga qiellorët.

Por tani kjo imagjinatë është shndërruar në realitet, pasi është ndërtuar roboti që ecën me dy këmbë dhe reagon në bazë të lëvizje lëvizjeve të duarve tw njeriut që qëndron brenda tij, ashtu si në film, transmeton KosovaPress.

Roboti i quajtur Metoda 2, që është i gjatë 13 këmbë dhe peshon 1.5 tonë, është bërë realitet në Korenë e Jugut.

Super roboti do të jetë funksional për të hyrë në zonat e rrezikshmërisë së lartë, duke i ofruar mbrojtje dhe një super fuqi njeriut në këto zona.

Po ashtu Metoda 2 do të mund të përdorët në ndërtimtari, duke ngritur pesha të rënda dhe në prodhimtari.

Roboti që u krijua duke u shfrytëzuar imagjinata e Hollywoodit do të jetë në shitje në vitin 2017 dhe do të kushtojë 8,3 milionë $.

avatari_3782

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme