IDC parashikon të ardhmen, Windows Phone do mbizotërojë në tregun e telefonave të mençur

13:37 | 27 Maj 2015
Arbresh Info

Bazuar në kompaninë IDC, Android do të ketë 79.4% të tregut të telefonave në mbarë botën deri në fund të këtij viti. Me 1.15 miliardë njësi që parashikohet të shiten brenda këtij viti, IDC pret që Android të pësojë rritje prej 8.5%. Platforma iOS nga Apple, me 237 milionë telefona të shitur, do të ketë 16.4% të tregut në mbarë botën. Ndërkohë, Windows Phone do të ketë rritjen më të shpejtë këtë vit me 34.1% të tregut, që aktualisht kjo platformë ka 3.2% me 46.8 milionë pajisje me Windows Phone të shitura.

Megjithatë, e ardhmja mund të ndryshojë, dhe për këtë IDC ka parashikuar tregun e telefonave të mençur deri në vitin 2019. Sipas kompanisë hulumtuese, 1.5 miliardë pajisje me Android do të shiten deri në atë vit duke arritur kështu 79% të tregut të telefonave në mbarë botën, transmeton arbresh.info. Në vitin 2019, IDC shfaq që iOS me 14.2% të tregut do të shes 274.5 milionë telefona duke pësuar një rritje për 7.3%.

Së fundmi, Windows Phone do të arrijë 5.4% të tregut të telefonave të mençur në botë deri në vitin 2019, ku si rezultat i kësaj do të shiten 103.5 milion pajisje me Windows Phone.

Sigurisht që këto shifra nuk janë gjithçka tjetër më shumë përveç se supozime nga kompania IDC, ndoshta duhet të pyesim shërbimin Cortana për parashikime./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme