Google ADS

I riu nga Prishtina niset për në Brazil për të marrë pjesë në turnirin e lojërave elektronike

13:50 | 13 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Në vendin tonë ka shumë adhurues të video-lojërave, madje shumë prej tyre mund të konsiderohen edhe profesionistë në lojëra të ndryshme, pasi që kanë arritur të kualifikohen në garat më prestigjioze botërore.

Një ndër ta është edhe Vullnet Mustafa, një i ri nga Prishtina i cili këtë të enjte do të garojë në Brazil në lojën League of Legends, shkruan Telegrafi.

Ai do të përfaqësojë XportalEsports, ku edhe u mbajt “RedBull PlayerOne  Kosova” gjatë verës së këtij viti.

Në foto: Vullnet Mustafa para nisjes për në Brazil, ku edhe do të marrë pjesë në gara ndërkombëtare për lojëra elektronike

Vullneti do të garojë mes lojtarëve nga e gjithë bota dhe do të jetë garuesi i parë në gara internacionale që nga fundi i vitit 2012.

Garat në sporte elektronike po rriten çdo ditë e më shumë në botë e në të njëjtën kohë po mbahen organizime të tilla edhe në Xportal për lojtarët tanë, vend nga i cili po shkon edhe Vullneti.

Gjatë turnirit do të ketë event për t’i parë lojërat e tij në Xportal, dhe këtë mund ta bëni edhe ju duke klikuar KËTU.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme