E fundit në serinë e teorive të emoji që ka çuditur përdoruesit është ajo e femrës e veshur me rozë, apo lejla, sipas pajisjes që përdorni.
Zakonisht ajo përdoret kur bën të ditur një lajm të rëndësishëm, por ajo ka edhe një emër të mërzitshëm të dhënë nga Unicode, krjuesi i emoji, Information Desk Person.
Por një grua ka propozuar një teori të re që përfshirë internetin. Jessi Stern, një planifikuese eventesh nga Toronto, beson se femra rozë është pjesë e një seri dypjesëshe emoji, që ka të bëjë me prerjen e flokëve.
Faktin që ajo ka ngritur dorën deri më sot është interpretuar si një gjest energjik, por që në fakt thoët Jessi na tregon modelin e ri të flokëve.
Në postimin e saj në Facebook në 1.13 të natës Jessi shkruan: “Alarm: Të gjithëvë, unë jam një gjeni. Është ora 1.13 e mëngjesit dhe më duhet të shkoj në punë nesër, por unë gjeta kuptimin që fshihet pas emoji të femrës rozë. Shikoni në njërën prej tyre ajo i ka flokët e gajtë. Ajo i ka prerë deri tek shpatullat dhe na tregon modelin e ri. Këtu është kuptimi i gjithçkaje në jetë”.
Ky është i fundit në një seri teorish për femrën me rozë, apo lejla. Në 2014, një postim i Walter Green për emoji morri rreth 1 mijë postime.
Në emojipedia.org femra përshkruhet si “një vajzë që mban dorën si kamariere dhe ka një tabaka të padukshme pijesh”. Madje ajo ka marrë interpretime të ndryshme, por asnjëherë për prerje flokësh.
/ Top Channel
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...