Google ADS

I bie fama lojës Pokemon GO

08:33 | 24 Gusht 2016
Arbresh Info

Pokemon GO, aplikacioni mobil që na hutoi shumë gjatë kësaj vere, ka filluar të pësojë rënie.

Bazuar në shifrat e reja nga ‘Axiom’, numri aktiv i përdoruesve në mbarë botën në Pokemon GO është duke rënë në mënyrë të vazhdueshme, shkruan portali arbresh.info. Pas lulëzimit që shijoi në mes të muajit korrik, loja tani vazhdon të ketë vetëm rënie.

Këtë e tregojnë më së miri statistikat  e publikuara më poshtë nga ‘Axiom’ që zbulojnë aktivitetin në Pokemon GO dhe përdoruesit aktiv ditor në mbarë botën te kjo lojë që theu edhe rekorde./arbresh.info

1x-1-2 1x-1

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme