Veturat që voziten vet, Hyundai pretendon se do t’i sjellë para vitit 2022
Shumica e prodhuesve janë duke u interesuar për teknologjinë që ua mundëson veturave të voziten vet, derisa një numër prej tyre ka arritur edhe t’i nxjerrë në treg, këto vetura, me nivele të ndryshme të vozitjes autonome, transmeton Telegrafi. Jaguar Land Rove po bashkëpunon me kompaninë e Google, Waymo për të sjellë këtë teknologji, derisa BMW ka bashkuar forcat me Mercedes-Benz që të sjellë në makinë që vet vozitet.
Të njëjtës rrugë po i shkon edhe Hyundai Motor Group, që ka rritur përkushtimin për këto vetura dhe mund t’i lansojë brenda një kohe të shkurtër, fal bashkëpunimit me Aptiv, që më herët njihej si Delphi Automotive. Kompanitë kanë bërë të ditur, se së bashku do të zhvillojnë dizajnin, funksionimin dhe funksionalizimin e teknologjisë së vet vozitjes, të nivelit të katërt dhe pestë.
Me nivelin e katërt, vetura mund të lëvizë vet, vetëm se nevojitet prania e shoferit pranë timonit, derisa me nivelin e pestë nuk ka nevojë për shofer apo ndonjë kontroll fizik. Deri në fund t vitit 2020, Hyundai planifikon të fillojë testimet e kësaj veture autonome, derisa në 2022 të ketë gati platformën që do e përdorë edhe në vetura tjera.
Shënjestër e kompanive, është që të komercializojë sa më shumë makiant autonome, derisa nuk planifikojnë që këto vetura, të funksionojnë si ndonjë sistem robot, që mund të përdorej si taksi i përbashkët mes udhëtarëve të ndryshëm.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...