Javën e ardhshme, Hyundai do të vë në funksion një numër të madh të taksive që voziten vet, nëpër Kaliforni të Shteteve të Bashkuara.
Megjithëse makinat do ta kenë sistemin që vozitet vet, të zhvilluar nga kompania kineze Pony.ai, para timonit do të jetë i ulur një shofer, transmeton Telegrafi.
Në këtë formë, prodhuesi korean do të testojë, se si sillen njerëzit në makinat që voziten vet dhe si ndihen në këto ambiente. Klientët do të kërkojnë taksin nëpërmjet aplikacionit në smartfon, si dhe do t’i japin koordinatat algoritmit, se ku duan të ndalojnë.
Të gjitha udhëtimet, që pritet të realizohen në një zonë ku shumica e banorëve janë studentë, do të jenë falas, Por, ata do të monitorohen dhe në fund të japin një vlerësim, lidhur me eksperiencën në një makinë të tillë.
Duke filluar nga katër nëntori, të interesuarit mund të kërkojnë shërbimin e këtyre taksive, ndërsa do të voziten me Hyundai Kona, që është një SUV që mbushet me rrymë.
Sa mjaltë në ditë mjafton për imunitet të mirë?
Shenjat e horoskopit që e shijojnë beqarinë
Çfarë ndodh kur nuk pini ujë?
Çfarë ndodh kur ka mungesë të vitaminës D3?
Akrepi – Horoskopi vjetor për 2025: Janari sjell para, shtat...
Parashikimi i motit për vikend, kryesisht i vranët dhe inter...