Lëvizjet e mahnitshme të një makine japoneze, që lëvizë me 58 kuajfuqi
Në pistat e Nurburgringut të Gjermanisë, kemi parë super-makina të fuqishme, që bën lëvizje të shkathëta dhe arrijnë të shpëtojnë në momentin e fundit, transmeton Telegrafi. Kësaj radhe e kemi një Daihatsu Cuore, një makinë japoneze që është prodhuar para 20 vitesh.
Megjithëse prodhon vetëm 58 kuajfuqi, kjo veturë lëvizte me të gjithë kapacitetin e mundshëm, që të arrinte deri te një BMW M3. Për pasojë, humbi kontrollin dhe ra në njërën anë, por shoferi kreu një manovër të shpejtë, duke e shpëtuar pa u rrotulluar. Në fraksionin e sekondës, Daihatsu u kthye sërish në të katër rrotat për të vazhduar sërish rrugën. /Telegrafi/
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë