Humbi kontrollin dhe ra në njërën anë, shoferi ia doli të shpëtonte pa u rrotulluar

15:26 | 29 Gusht 2018
Arbresh.info

Lëvizjet e mahnitshme të një makine japoneze, që lëvizë me 58 kuajfuqi

Në pistat e Nurburgringut të Gjermanisë, kemi parë super-makina të fuqishme, që bën lëvizje të shkathëta dhe arrijnë të shpëtojnë në momentin e fundit, transmeton Telegrafi. Kësaj radhe e kemi një Daihatsu Cuore, një makinë japoneze që është prodhuar para 20 vitesh.

Megjithëse prodhon vetëm 58 kuajfuqi, kjo veturë lëvizte me të gjithë kapacitetin e mundshëm, që të arrinte deri te një BMW M3. Për pasojë, humbi kontrollin dhe ra në njërën anë, por shoferi kreu një manovër të shpejtë, duke e shpëtuar pa u rrotulluar. Në fraksionin e sekondës, Daihatsu u kthye sërish në të katër rrotat për të vazhduar sërish rrugën. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme