Kompania Huawei përfundimisht ka zyrtarizuar modelin e tretë në linjën e saj të telefonave P10 – Huawei P10 Lite.
Prezantimi i këtij telefoni vjen pas më shumë se tri javësh kur për herë të parë kemi dëgjuar për ekzistimin e pajisjes, kur ishte paraqitur në paradërgesat e zinxhirit evropian të shitjes me pakicë, transmeton KosovaPress.
Huawei ka konfirmuar ekzistimin e pajisjes, duke paralajmëruar qasjen e tij në Britani të Madhe, ku P10 Lite do të jetë në treg nga data 29 mars me çmim prej 299 funta, si dhe në disa tregje tjera. Telefoni vjen në variante të ngjyrës së zezë dhe të artë.
Huawei P10 Lite është telefon i segmentit të mesëm. Ai punon me çipin Huawei Kirin 658, ka 4GB RAM, derisa kamera e pasme ka 12MP, ndërsa ajo për selfi 8MP. Ekrani shfrytëzon panelin IPS 5.2-inç Full HD (1920 x 1080) dhe ka teknologjinë Knuckle Sense.
Sistemi operativ është EMUI 5.1, ndërsa ka bateri prej 3000mAh.
Bislimi priti në takim ambasadorin jorezident të Irlandës, b...
Mikel Arteta i përgjigjet Guardiolës pasi trajneri i Man Cit...
Konjufca priti në takim SBAShK-un dhe pranoi nismën legjisla...
Të mërkurën mbahet konferenca vjetore ndërkombëtare “F...
Mali i Zi, partia e ish presidentit Gjukanoviç fiton më shum...
Hoxha: Sot do t’i përcjell Qeverisë kandidaturën për kreun e...