Kompania kineze e telefonave, Huawei ka arritur të shes 28.3 milionë telefona të mençur brenda tremujorit të parë të këtij viti. Kjo është një rritje prej rreth 65% vit pas viti.
Shifrat përfshijnë edhe shitjet e 2.6 milionë njësive të telefonave P9 dhe P9 Plus të kompanisë që janë lansuar në muajin prill, shkruan portali arbresh.info. Huawei, që ka arritur 100 milionë shitje vitin e kaluar, pretendon se ka ndërmend të shes në përgjithësi 140 milionë telefona të mençur brenda këtij viti.
Së fundmi ka pasur thashetheme që kompania ka zbutur shënjestrën për vitin 2016 nga 140 milionë në 120 milionë. Megjithatë, Huawei ka hedhur poshtë këto thashetheme duke thënë se nuk ka ndryshme në shënjestrën që kompania ka për këtë vit./arbresh.info
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç