Huawei sapo ka prezantuar edhe një telefon, i cili kësaj radhe do të hyjë në kategorinë e buxhetit.
Në “cicërimën” e publikuar nga Roland Kvant, shohim se telefoni quhet Huawei Enjoy 7 Plus, dhe se do të ketë specifika pak më të dobëta. Por, interesante është bateria e tij e madhe prej 4000 mAh.
Telefoni do të ketë ekran 5,5 inç me rezolucion 720p dhe sistem operimi Android 7.0 Nougat, me çip-set Qualcomm Snapdragon 435, 3 GB RAM dhe 32 GB memorie të brendshme. Aty do të jetë edhe kamera prej 12 MP nga ana e pasme, përkatësisht kamera prej 8 MP nga ana e parme.
Edhe pse Roland nuk e përmend, telefoni do të ketë edhe skanerin për leximin e gishtërinjve.
Aktualisht telefoni është në shitje vetëm në Kinë dhe atë me çmim prej 230 dollarësh, ndërsa nuk ka informacione se kur do të paraqitet edhe në tregjet tjera./Arbresh.info/
Gruaja bie nga kati i shtatë i një banese në Fier, dyshohet ...
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...