Kreu i Huawei-t për Europën njoftoi sot se gjigandi kinez i telekomunikacionit do të instalojë njësi prodhimi në kontinentin europian, ndërkohë që grupi po përpiqet të luftojë presionin amerikan mbi vendet e bllokut për ta ndaluar kompaninë.
“Huawei është më i angazhuar se kurrë ndaj Europës”, tha Abraham Liu, zëvendëspresidenti i grupit për Europën, në një pritje për Vitin e Ri kinez në Bruksel.
“Ne kemi vendosur të krijojmë njësi prodhimi në Europë, në mënyrë që me të vërtetë të kemi 5G për Europën, të projektuar në Europë”, shtoi ai.
Njoftimi vjen vetëm disa ditë pasi BE i hapi pjesërisht derën Huawei-it.
Alarm në Paris/ Pronari i restorantit mban peng punëtorët e ...
Shqipëria godet rrjetin e trafikimit që fshihte kokainën në ...
Ronaldo: Nuk po planifikoj të pensionohem, thjesht po e shij...
Murati akuzon opozitën për bllokim të uljes së çmimeve, i re...
IPK rekomandon suspendimin e një polici, u rrah me një qytet...
Digjet një veturë në rrugën Duhël-Prishtinë, nuk ka të lëndu...