Huawei P8, telefoni i mençur me dizajn të mrekullueshëm

17:38 | 16 Prill 2015
Arbresh.info

Kur është fjala për performanca, prezantimi i pajisjes Huawei P8 ka ngritur kompaninë  në një nivel të njëjtë me rivalët kryesor Apple dhe Samsung.

Duke përdorur një teknologji të avancuar dhe një dizajn të sofistikuar, Huawei P8 ofron procesor tetë-bërthamor me 2GHz, 3GB RAM, 16GB hapësirë të integruar për akumulimin e të dhënave dhe hapësirë për kartë microSD.

Huawei P8 bart platformën e fundit nga Google, Android 5.0 Lollipop, me disa ndryshime të vogla në ndërfaqe që ofrojnë opsione të reja tek pajisja. Kjo pajisje nga Huawei do të fillojë të shitet gjatë muajit Maj në Evropë me një çmim prej 499 dollarë për versionin 16GB dhe 599 dollarë për versionin 64GB./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme