Huawei Nova (së bashkua me Nova Plus) u zyrtarizua gjatë konferencës IFA të këtij viti në Blerin me 3GB RAM. Tani, kompania kineze ka lansuar edhe një variant të ri të telefonit që vjen me 4GB RAM.
Së bashku me rritjen e sasisë në RAM memorie, modeli i ri (CAZ-AL10) mbështetë gjithashtu rrjetin LTE-A tek operatorët që e ofrojnë këtë duke arritur në një shpejtësi për shkarkim deri në 300Mbps, shkruan portali arbresh.info.
Varianti i ri vjen me ngjyrë të zezë dhe të bardhë duke e bërë më të dallueshëm ndaj atij standard me 3GB, që vjen në ngjyrë ari, gri dhe argjend.
Çmimi i këtij modeli me 4GB RAM nuk është ende i qartë, megjithëse raportet sugjerojnë se në vendet aziatike tashmë kanë filluar shitjet./arbresh.info
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimet e yjeve
Moti në Kosovë për këtë të diel
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...