Google ADS

Huawei në bisedime për të blerë kompaninë HexaTier

15:31 | 20 Dhjetor 2016
Arbresh Info

Kompania kineze e telefonave të mençur, Huawei është në negociata për të blerë kompaninë izraelite HexaTier, teknologjia e së cilës siguron databazat në shërbimet ‘Cloud’.

Huawei do të shfrytëzojë kompaninë HexaTier për të krijuar një qendër hulumtuese në Izrael për databazat, shkruan portali arbresh.info. Negociatat kanë nisur pas një vizite të drejtorit ekzekutiv të Huaweit, Ren Zhengfei, në Izrael disa javë më parë.

Zyrtarët e HexaTier-it, që ka 40 punëtorë, dhe Huaweit kanë mohuar të komentojnë rreth kësaj çështje.

Edhe pse fokusi i saj vitin e kaluar ka qenë në sigurimin e informatave në databazat te shërbimet ‘Cloud’, HexaTier mbron gjithashtu databazat lokale./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme