Google ADS

Huawei lanson Mate 9, rivali më i ri i iPhone 7 për kamerë

15:33 | 3 Nëntor 2016
Arbresh Info

Huawei Mate 9 është prezantuar në një event të mbajtur në Munih të Gjermanisë. Disa detaje u zbuluan si pasojë e numrit të madh të raporteve rreth telefonit të ri, por Huawei arriti të mbajë disa gjëra sekrete para eventit.

huawei mate 9

Mate 9 është një telefon i ndërtuar nga metali dhe posedon ekran 5.9 inç, rezolucion 1080p, procesor të ri Kirin 960 me tetë bërthama, 4GB RAM, dy kamera prapa, njëra 20 megpaiksel me hapje f/2.2 dhe tjetra 12 megapiksel me hapje f/2.2, shkruan portali arbresh.info.

Dy kamerat prapa përmirësojnë dukshëm kualitetin e fotove dhe janë shumë stabile. Kamerat, që sigurisht do të rivalizojnë ato të telefonit Apple iPhone 7 Plus, përdorin  teknologjinë e re hibride 4 në 1 për auto fokus që përfshinë laser, detektim të fytyrës, prapavijë me mjegullë dhe kontrast.

gsmarena_004

Telefoni i ri nga Huawei ofron gjithashtu 64GB hapësirë për ruajtjen e të dhënave, dy hapësira për SIM kartela, rrjet LTE dhe bateri 4000 mAh që mbështet aftësinë për mbushje të shpejtë me karikues 5A.

Mate 9 përdor platformën e fundit Android 7.0 Nougat dhe vjen në gjashtë ngjyra të ndryshme.

gsmarena_002

Huawei do të lansojë fabletën e re fillimisht në Kinë, Francë, Gjermani, Itali, Japoni, Kuvajt, Malajzi, Poloni, Arabi Saudite, Spanjë, Tajlandë dhe në Shtetet e Bashkuara Arabe.

Çmimi i pajisjes për tregun evropian është 699 euro./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme