Google ADS

Huawei ka shitur mbi 100 milionë telefona këtë vit

14:47 | 15 Tetor 2016
Arbresh Info

Në prag të lansimit të telefonave të mençur Nova dhe Nova Plus në Kinë, Huawei ka njoftuar se kompania ka shitur më shumë se 100 milionë telefona të mençur në vitin 2016, dy muaj pa përfunduar ende ky vit.

Kompania më e madhe e telefonave në Kinë, Huawei ka shitur 100 milionë telefona të mençur brenda 12 muajve të vitit 2015, duke nënkuptuar qartë një rritje vit pas viti, shkruan portali arbresh.info.

Megjithatë, Huawei do të shes edhe më shumë pajisje deri në fund të vitit 2016 pasi do të lansojë muajin e ardhshëm telefonin Huawei Mate 9.

Mate 9 do të jetë në dispozicion në dy variante të ndryshme, me ekran të lakuar dhe të drejtë. Ky telefon pritet të ketë gjithashtu procesorin e fundit Kirin së bashku me 6GB RAM, dy kamera prapa si dhe teknologjinë për mbushje të shpejtë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme