Everesti, i cili ka një lartësi prej 8.848 metra nga sipërfaqja e detit, që nga viti 2013 ka poseduar antenat e 4G-së.
Ndërkaq, China Mobile dhe Huawei kanë instaluar antena të 5G-së në një lartësi prej 5.300 dhe 5.800 metra në malin më të lartë në botë, transmeton arbresh.info.
E gjithë kjo erdhi si pjesë e marrëveshjes së nënshkruar midis Huawei dhe operatorëve kinezë, më 19 prill.
Vendosja e antenave 5G në majën e Everestit mendohet të jetë një moment historik në fushën e komunikimit.
Sipas lajmeve të raportuara nga Webtekno, sfida më e madhe e ekipit të përbërë nga 150 persona, ishte transportimi i materialit 8 tonësh, në malin më të lartë në botë.
Ndërsa bëhet e ditur se deri më tani janë instaluar gjithsej pesë antena 5G, NSA dhe SA, fuqia e të cilave mund të qojë shpejtësinë e internetit deri në 1 Gbps në pika të ndryshme të rajonit.
Faza e dytë e përpjekjeve të inxhinierëve do të fillojë në 25 Prill.
Synimi i ri është vendosja e një antene të re në një lartësi prej 6.500 metra./arbresh.info/
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...