Gjiganti teknologjik kinez dërgoi në shtëpi punëtorët amerikanë që punonin në qendrën e tyre në Kinë dhe urdhëroi punëtorët e vet ti ndërpresin kontaktet dhe të kufizojnë kontaktin me amerikanë.
Ky zhvillim vjen në të luftës tregtarë të SHBA’ve dhe Kinës, ku kompania teknologjike kineze është në shënjestër. Gjatë këtij muaji ajo u vendos në listën e entiteteve që nuk lejohen të zhvillojnë biznes në SHBA dhe i ndalon kompanive amerikane të ju shesin teknologji Huawei pa aprovimin e shtetit amerikan, transmeton gazetametro.
SHBA’të dhe Kina ishin afër marrëveshjes tregtare në fillim të muajit, por në minutën e fundit Kina ndryshoi mendim dhe u përpoq të ndryshoj marrëveshjen. Kjo i zemëroi amerikanët dhe i vendosën tarifa shumë produkteve kineze, me vlerë prej 300 miliardë dollarësh amerikanë. Amerikanët kanë paralajmëruar tarifa për produkte të tjera kineze.
Një takim pune ishte duke u zhvilluar në qendrën e Huawei kur papritmas u ndërpre dhe pjesëmarrësve amerikanë ju është kërkuar që të largojnë kompjuterët e tyre, të izolohen nga rrjeta e tyre dhe të largohen nga ndërtesat e Huawei shkruan gazeta amerikane The Financial Times.
Amerikanët që ishin të punësuar në departamentin e Zhvillimit dhe Punës Kërkimore të kompanisë Huawei ishin larguar nga kompania dy javë më parë dhe ishin kthyer në SHBA njofton The Financial Times. Thuhet se Drejtori Strategjik i kompanisë Huawei Dang ka thënë se do të kufizojnë kontaktet me shtetas amerikanë.
Njëra prej pikave kryesore të mosmarrëveshjes mes amerikanëve dhe kinezëve është detyrimi i dorëzimit të zbulimeve teknologjike shtetit kinez si kusht të qasjes në tregun kinez. Po ashtu kompanitë kineze shumë shpesh janë zënë dhe në tentime të spiunazhit industrial. Kinezët nuk po pajtohen rreth një mekanizmi që do të impononte dënime për raste të vjedhjes së pronës intelektuale.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...