Telefoni i ardhshëm i HTC-së kishte mbajtur emrin e koduar Ocean dhe ky ka qenë një fakt i njohur për ne tash e disa muaj. Po ashtu, kemi ditur se aduti kryesor i shitjes së tij do të jetë korniza dhe kjo në mënyrën e përdorimit të telefonit përmes gjesteve.
Shumica kanë menduar se telefoni do të quhet HTC 11, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për pasuesin e telefonit HTC 10 nga viti i kaluar. Por, pas prezantimit të telefonave HTC U Ultra dhe U Play, ishte thënë se telefoni i ri do të quhej HTC U. E vërteta është se emri i ri do të jetë kombinim i këtyre dy emërtimeve.
Telefoni i ardhshëm do të quhet HTC U 11, na tregon llogaria e njohur evleaks. Pajisja do të ofrohet në pesë ngjyra – e zezë, e bardhë, e kaltër, e hirtë dhe e kuqe, por nuk do të jetë i pranishëm në të gjitha tregjet. Prezantimi i HTC U 11 do të mbahet më 16 maj.
Pritet që telefoni të ketë ekran 5,5 inç QHD, çip-set Snapdragon 835, kamerë kryesore prej 12 MP, 64 ose 128 GB memorie e brendshme, sis dhe sistem operativ Android 7.1 Nougat, transmeton kp.
Gjesti ‘kapet’ me Gresën, e akuzon për shpifje: Mu të shkret...
Vullneti-Rezit: Ta kam gjetur topin që të ka humbur që një j...
Policia kontrollon hotelin pas vdekjes së Liam Payne, kërkoh...
Rusia aprovon traktatin me Korenë e Veriut për ndihmë ushtar...
Humb jetën një 57-vjeçar në Fier, dyshohet se pësoi arrest k...
Udhëheqësi i Zyrës për Rikthim të Aseteve vizitoi Prokurorin...