HTC prezantoi versionin e ri të Ultra prej 880 euro

13:03 | 21 Mars 2017
Arbresh.info

“Befasia e papritur” nga kompania tajvaneze HTC edhe një herë ka braktisur pritjet se bota e telefonave të mençur ishte tepër optimiste.

Në vend të HTC 11, për të cilin kishte shpresuar edhe gazeta e njohur “Forbes”, në vend të kësaj do të gjendet diçka më luksoze, tashmë i prezantuari fableti U Ultra. Edhe pse në janar ishte e njohur se U Ultra do të ketë versionin e tij me xham safiri nga na e parme dhe e pasme, HTC ka vendosur që nga e gjithë kjo të bëjë një dramë të vogël.

Kjo është njëherësh edhe arsyeja e pritjeve të mëdha për daljen e HTC 11 si pasardhës i HTC 10. Shpresa veçanërisht ishte mposhtur pasi U Ultra ishte shpallur dështim, si pajisje e cila për shumë para nuk ofron diçka të veçantë.

Por, Ultra me xham safiri dhe material rezistues do të kushtojë hiq më pak se 880 euro, ose 150 euro më shumë se sa versioni klasik i U Ultra, e cila po ashtu kishte çmim tepër të lartë.

Ultra ka ekran 5.7 inç, procesor me tetë bërthama Snapdragon 821 prej 2.15GHz, 4 GB RAM dhe memorie interne prej 64 GB (128 GB në versionin safir).

Kamera e parme është UltraPixel 2 sensor me 12MP, e aftë për incizim në 4K video dhe slowmotion në 120fps. Kamera e pasme prej 16MP mundëson xhirim në 1080p. Pajisja ka bateri prej 3.000mAh.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme