Telefoni HTC One X10 ishte paraqitur në internet në fillim të vitit, ndërsa të gjithë pritën që të shohin këtë pajisje në ngjarjen, të cilën kompania HTC e mbajti më 12 janar. Por, kompania tajvaneze vendosi të heqë dorë nga kjo.
Megjithatë, editimi zyrtar i telefonit është në rrugë të mirë, pasi që Evleaks sapo ka publikuar posterin zyrtar të telefonit, i cili do të përdoret në promocionin e HTC.
Siç mund të shohim, slogani “Big style meets bigger battery”, na tregon se HTC do të punojnë në dizajnin dhe baterinë si adut kryesor të shitjes. Posteri na tregon po ashtu se bateria do të ketë jetë më të gjatë, por aktualisht nuk ka të dhëna konkrete.
Deri më tash jemi në dijeni se telefoni do të arrijë me ekran 5,5 inç, rezolucion 1080p, 3 GB RAM dhe çip-set Helio P10. Përveç kësaj, telefoni do të ketë edhe skanerin për leximin e gishtërinjve nga mbrapa.
Kurti viziton sot DOKU.TECH
Franca me ndihmë për Libanin në vlerë prej 100 milionë euros...
Sot mbahet seanca për fjalën përfundimtare ndaj Bedri Krasni...
Kosova ngritet për tri pozicione në ranglistën e FIFA-s
Punëtorët e KEK-ut kërcënojnë: Nëse nuk plotësohen kërkesat ...
Mbrojtësi i viktimave kërkon ta marrë në pyetje Ibishin: Ka ...