HTC zyrtarisht ka prezantuar një telefon të mençur me platformën e fundit me Android. I quajtur ‘One ME’, ky telefon është pajisja e parë në botë që bartë procesor MediaTek Helio X10 me tetë-bërthama me nga 2.2 GHz.
Ashtu siç është raportuar më parë, One ME ofron një sensor për njohjen e gishtave, altoparlant BoomSound, rrjetin LTE dhe dy hapësira për SIM kartela. Po ashtu, One ME ka ekran 5.2 inç Quad HD, kamerë prapa 20 megapiksel, kamerë frontale 4 megapiksel UltraPixel, 3GB RAM, 32GB hapësirë të integruar për akumulimin e të dhënave dhe bateri 2840 mAh.
HTC do të lansojë pajisjen One ME në tri ngjyra: gri, ari, dhe të zezë. Brendi i ri nga kompania do të jetë së pari në dispozicion në Kinë dhe më pas në tregjet aziatike./arbresh.info
Në ditën e ndeshjes, Dyche shkarkohet nga posti i trajnerit ...
Berisha shkon në burg ta takojë Salianjin, paralajmëron mosl...
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit...
Biden firmos shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për zja...
Raportohet se Florian Marku është arrestuar sërish, kësaj ra...
Zjarret në Los Anxhelos, shkatërrime me përmasa historike