Google ADS

HTC 10 tani rreth 200 euro më lirë

08:23 | 26 Dhjetor 2016
Arbresh Info

Telefoni i mençur HTC 10 ishte zyrtarisht në tregun amerikan së fundmi për 499 dollarë. Megjithatë, ajo ofertë, që përfshinte edhe një palë kufje Jabra Move me vlerë 60 dollarë, ishte valide vetëm deri më 20 dhjetor.

Në rast se ajo ofertë ju ka humbur, atëherë mos u shqetësoni sepse HTC ka zbritur sërish çmimin e saj, megjithëse sërish vetëm për tregun në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Telefoni i mençur HTC 10 ofrohet tani në faqen zyrtare të kompanisë për 200 dollarë/191 euro më lirë.

Fatkeqësisht, oferta vlen vetëm deri më 27 dhjetor dhe nuk përfshin ndonjë pajisje tjetër falas. Po ashtu, oferta është në dispozicion për tu blerë edhe përmes T-Mobile, Verizon dhe Sprint.

Për ata që kanë preferenca specifike në ngjyrë, vlen të theksohet që ngjyra e kuqe dhe e artë janë vetëm në dispozicion me modelet e zhbllokuara./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme