Google ADS

HP me telefon që mund të kthehet në PC

01:18 | 29 Shkurt 2016
Arbresh.info

Marka e njohur e teknologjisë HP është duke u përpjekur që të hyjë përsëri në tregun e telefonave Smartphone. Në Kongresin Botëror të Celularëve, HP tregoi një Elite x3, një tablet i projektuar për konsumatorët e ndërmarrjeve. Por nuk është vetëm një smartphone madh, pajisja mund të çiftëzohet me dy pajisje dhe më pas kthehet në një kompjuter desktop ose laptop.

Marka e njohur e teknologjisë HP është duke u përpjekur që të hyjë përsëri në tregun e telefonave Smarphone. Në Kongresin Botëror të Celularëve, HP tregoi një Elite x3, një tablet i projektuar për konsumatorët e ndërmarrjeve. Por nuk është vetëm një smartphone madh, pajisja mund të çiftëzohet me dy pajisje dhe më pas kthehet në një kompjuter desktop ose laptop.

Telefoni do të veprojë me sistemin operativ Windows 10 dhe do të përfitojë nga updatet e Microsoft Continuum, e cila i lejon zhvilluesit të bëjnë aplikacione universale për çdo lloj madhësie ekrani: Kompjuteri, telefoni, tableti, Xbox One dhe HoloLens gjithashtu.

Ka tri pjesë të HP Elite x3. Së pari është telefoni i pajisur me një procesor Qualcomm QCOM- 0.04% Snapdragon 820. Cipi do të ketë gjithë fuqinë e mjaftueshme për ta kthyer telefonin në kompjuter.

Për ta kthyer telefonin në një PC desktop, HP po kr ijon “Desk Dock” që mbështet një monitor të jashtëm. E lidh phabletin me këtë pajisje dhe më pas e lidh atë me një ekran të madh.

HP ka një 12.5-inç ekran diagonal me definicion të lartë që përmban një tastierë dhe trackpad. Brenda laptop-it është vetëm WiFi radio dhe një bateri e madhe – rreth dy e gjysmë herë më e madhe se një bateri normale laptopi.

Për tu lidhur me laptopin, është fare e thjeshtë, të dy pajisjet do të komunikojnë nëpërmjet WiFi ose drejtpërdrejtë me një USB

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme