Gjatë një vizite që i ka bërë Handikosit në Prishtinë, kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë të enjten se në të gjitha institucionet publike do të ketë të paktën një të punësuar me nevoja të veçanta, ndërsa bizneset që punësojnë këto kategori do të përfitojnë subvencionimin e pagave të tyre.
“Në dy vitet e kaluara kemi punuar me ministrin Abrashi dhe do të vazhdojmë edhe në të ardhmen. Tashmë linja buxhetore është e gatshme.
Zotohem para juve se do të angazhohemi shumë për përmirësimin e kushteve të kësaj kategorie, ndërsa po ashtu e them këtu se të gjitha institucionet publike do ta punësojnë së paku nga një person me nevoja të veçanta, ndërsa nëse bizneset private punësojnë njerëz nga kjo kategori, ne do t’i subvencionojmë në pagat e tyre”, ka thënë Hoti.
Ai ka shtuar se njerëzit me nevoja të veçanta janë kategori që kërkon më tepër kujdes dhe ne do të vazhdojmë të punojmë edhe më tepër për përmirësimin e gjendjes në këtë kategori.
“Qëllimi ynë nuk është vetëm t’u sigurojmë kushte për jetë të dinjitetshme, por edhe t’i integrojmë sa më tepër në shoqëri”, ka thënë Hoti.
Afrim Maliqi, drejtor i Handikosit ka thënë se jemi të nderuar që i kemi këtu në mesin tonë kandidatin për kryeministër z. Hoti dhe përfaqësuesit e koalicionit LDK-AKR-Alternativa, të cilët nuk na vizitojnë vetëm në kohë fushatash, por kujdesen vazhdimisht për personat me nevoja të veçanta.
“Bashkëpunimi ynë do të ndikojë në përmirësimin e kushteve të personave me nevoja të veçanta e njëkohësisht edhe mbulimin e shërbimeve të domosdoshme. Kjo do ta rritë mirëqenien e gjitha familjeve, të cilat preokupohen me këtë problem”, ka thënë Maliqi./Arbresh.info.
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...