Google ADS

Hibridi i ri nga Ferrari mund të emërohet Dino

20:30 | 12 Mars 2019
Arbresh Info

Janë bërë të ditura edhe disa detaje, të këtij hibridi që mund të emërohet Dino dhe pritet të lansohet gjatë muajit maj

Të gjithë sytë ishin te F8 Tributo, që u prezantua në Geneva Motor show, por Ferrari nuk do ta lë me kaq, transmeton Telegrafi. Prodhuesi italian është duke e testuar një hibrid të ri, që thuhet se do të prezantohet gjatë muajit maj.

Brenda kësaj makine të re, do të jetë motori me 2.9 litra, që është shfrytëzuar në Alfa Romeo Giulia dhe Stelvio Quadrifoglia, që prodhon 505 kuaj fuqi. Meqenëse është nën 3.0 litra, Ferrari shmnagë taksën shtesë që të paguajë në Kinë.

Deri më tani, Enrico Galliera që është zëvendës president i shitjeve dhe marketingut në Ferrari, ka bërë të ditur, se do të jetë makinë për përdorim të përditshëm.

Gallier nuk ka dashur të konfirmojë asgjë rreth emrit, duke thënë se do ta shohim brenda pak muajsh.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme