Google ADS

Helikopteri i NASA-s i mbijeton natës së parë të acartë në Mars

12:41 | 6 Prill 2021
Arbresh.info

Natën e parë, Helikopteri Ingenuity mbijetoi në sipërfqaqen e ftohtë të Marsit, një moment i rëndësishëm në udhëtimin e “rotocraft” përpara fluturimit historik.

Krateri Jezero, një shtrat i lashtë liqeni në Mars dhe vend aktual i roverit të Perseverance dhe helikopterit Ingenuity,mund të ulet në temperatura deri në -55 gradë Celcius.

Kjo është mjaft e ulët për të bërë dëme të konsiderueshme në pjesët elektrike dhe bateritë e helikopterit, raporton CNN.

Helikopteri u shkëput përfundimisht më 3 prill nga barku i roverit të “Këmbëngulja” ku ishte vendosur para se roveri të nisej nga Toka në muajin korrik.

Fluturimi mund të ndodhë më shpejt sesa ç’ishte planifikuar më 11 prill, do të jetë i pari i mundësuar e i kontrolluar në një planet tjetër./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme