A është Apple duke ndërruar gjërat? Pas dizajnit të shëmtuar të iPhone 2019 të kompanisë tani një raport vërtet zbulon se Apple po projekton një iPhone shumë të ndryshëm, të cilin miliona njerëz do ta dëshirojnë.
Faqja kryesore kineze Global Times jep lajmin që Apple do të lansoj një iPhone të ri buxhetor që largon Face ID në favor të një sensori Touch ID të gjurmëve të gishtave në ekran.
Telefoni informohet se do të lansohet së pari në Kinë, por ka potencial të dalë në mbarë botën.
Pak detaje tjera dihen për këtë iPhone në këtë fazë, por burimi i Global Times thotë se motivimi për telefonin është të “kursejnë shpenzimet” ndërsa luftojnë për të fituar pjesën e tregut kinez.
Në vitet e fundit, markat vendase Huawei, Oppo dhe Vivo kanë marrë kontrollin atje.
Ky veprim do të kishte kuptim. Global Times vëren se mbi 85% të tregut kinez i takon telefonave me çmim nën 580 dollarë.
Apple më parë kishte mbuluar tregun kinez me iPhone SE kur filloi në vetëm 399 dollarë, por strategjia e mëvonshme e kompanisë për të mbushur boshllëkun me iPhone disa gjenerata të vjetër, nuk duket se ka funksionuar. /Telegrafi/
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA